Këshilltarët e PD dorëzojnë kërkesën: Të njoftohen mediat për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës zhvillon nesër një mbledhje ku pritet të ketë diskutime të shumta. Për këtë arsye, këshilltarët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar një kërkesë që të thirren mediat që të jenë të pranishme gjatë mbledhjes.

‘Prej 2 vitesh, në kundërshtim të plotë të ligjit dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak, mazhoranca socialiste me forcën e kartonëva dhe arrogancën qeverisëse të saj, vendoste gardhin e policisë bashkiake në dyert e institucionit duke mos lejuar mediat elektronike dhe të shkruara për të ndjekur live brenda në sallë mbledhjet e Keshillit Bashkiak.

Këshilltarët e PD-së sot kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për transparencë dhe respektim të ligjit, kërkesë mbi lejimin e mediave për të qenë prezentë gjatë zhvillimit të mbledhjes të ditës së nesërme në mesditë të Këshillit Bashkiak.

Çdo refuzim nga ana e mazhorancës për të respektuar ligjin dhe rregulloren, duke cenuar kështu transparencën mbi zhvillimin e mbledhjes dhe diskutimet që do zhvillohen, do të ketë përballë qëndresën opozitare, qëndresë që kërkon thjesht respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Tiranës’, thuhet në reagimin e këshilltarëve të PD.

Image