Këshilli për të drejta të njeriut i KB-së e hodhi poshtë debatin për raportin ndaj ujgurëve në Kinë

Këshilli për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara sot e hodhi poshtë propozimin e Perëndimit për mbajtje të debatit për shkeljet e folua të të drejtave të njeriut në rajonin kinez Sinxhijang, pasi që raporti i KB-së zbuloi krime të mundshme kundër njerëzimit ndaj ujgurëve dhe myslimanëve të tjerë.

Kjo është hera e dytë në historinë 16-vjeçare të Këshillit të hidhet poshtë propozimi për debatin, ndërsa vëzhguesit e vlerësojnë veprimin si hap prapa.

Nëntëmbëdhjetë vende votuan “kundër” propozimit, 17 “për”, ndërsa 11 ishin të përmbajtur.

Propozimi për debatin, mes të tjerave, e dhanë SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Kur u publikuan rezultatet, në auditorin në Gjenevë u dëgjuan duartrokitje të fuqishme.

“Kjo është katastrofë. Kjo me të vërtetë është zhgënjyese”, deklaroi kryetari i Kongresit botëror ujgur, Dolkun Isa.

Nëna e tij vdiq në kamp, ndërsa dy vëllezërit u zhdukën.

“Asnjëherë nuk do të heqim dorë, por, me të vërtetë jemi të zhgënjyer nga reagimi i vendeve myslimane”, theksoi ai.

Katari, Indonezia dhe Pakistani e hodhën poshtë propozimin.

Mu para votimit, përfaqësuesi kinez paralajmëroi se propozimi do të krijojë precedent për hulumtimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në vende të tjera.

“Sot në shënjestër është Kina. Nesër do të jetë cili do vend tjetër në zhvillim”, shtoi Çen Ksu.

Zyra e KB-së për të drejta të njeriut më 31 gusht e publikoi raportin e shumëpritur, ku janë konfirmuar shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Sinxhjang.

Grupe për të drejta të njeriut e akuzojnë Pekinin për dhunë ndaj ujgurëve, kryesisht pakicë etnike myslimane, e cila numëron rreth 10 milionë njerëz në pjesën perëndimore të Sinxhijangut.

Pekini fuqishëm hedhë poshtë çfarëdo lloj shkelje të të drejtave të ujgurëve, dhe shfaqi “gatishmëri për luftë” nëse kundër tij ndërmerren çfarëdo lloj veprimesh.

Ekziston dilemë politike tek shumë vende në zhvillim, që janë në mesin e 47 anëtareve të Këshillit, ndërkaq nuk dëshirojnë publikisht ta kundërshtojnë Kinën nga frika se mund t’i rrezikojnë investimet kineze, shkruajnë disa nga mediumet botërore.