Kërkohej pas vjedhjeve në Liqenin e Kozjakut, arrestohet i riu nga Shkupi

Nga Ministria e Punëve të Brendshem njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar 22-vjeçari D.D. nga Shkupi. Ndaj tij kishte fletarrestim, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer “vjedhje të rëndë” në Liqenin e Kozjakut.

“Më datë 22/23.05.2021, nga një barkë në Liqenin e Kozjakut ka marrë motorin, pajisje të ndryshme peshkimi dhe sende të tjera, kështu duke përfituar pasuri në mënyrë të kundërligjshme. D.D. është ndaluar në stacion policor, me të është zhvilluar bisedë zyrtare dhe në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për shkelje të neni 236 nga Kodi Penal”, thonë nga MPB.