Keqpërdorimet vazhdojnë, maqedonasit deklarohen rrejshëm dhe zënë vendet e punës të shqiptarëve!

Shkup, 26 dhjetor – Nëse para disa viteve ka qenë problem garantimi i një vendi pune për një shqiptarë, tani më kjo çështje është e rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit, konkretisht ligjin e Balancuesit. Por, sërish shqiptarët therrë në sy për maqedonasit, edhe pse janë të pakta ato vende pune të rezervuar për shqiptarët në kuadër të këtij ligji, ka pasur shumë raste që maqedonasit ndryshojnë identitet në letra vetëm për tu punësuar në atë vend të caktuar për një shqiptarë. Rasti i fundit është në Radiotelevizionin publik të Maqedonisë shpallet konkurs për pranimin e një shqiptari, në pozicionin e punës si zjarrfikës në Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri. Megjithëse interesimi ishte i shtuar nga disa kandidatë shqiptarë, Komisioni për përzgjedhjen e punësimit i themeluar nga drejtori i Radiotelevizionit Maqedonas vendosi të zgjedh Daniell Karafinolvski me vendim dhe pagë të majme neto prej 30,061 denarëve. Ai ishte deklaruar si shqiptarë, duke keqpërdorur metodën e balancuesit me deklarime të rrejshme të etnitetit. Megjithëse sipas konkursit kandidatët me të dhëna të rreme diskualifikohen, ata vetë bënë të kundërtën, shkruan Zhurnal.
Vazhdon avazi i njëjtë, maqedonasit deklarohen shqiptarë dhe zënë vendet e punës –
Rasti i fundit është në Radiotelevizionin publik të Maqedonisë shpallet konkurs për pranimin e një shqiptari, në pozicionin e punës si zjarrfikës në Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri. Megjithëse interesimi ishte i shtuar nga disa kandidatë shqiptarë, Komisioni për përzgjedhjen e punësimit i themeluar nga drejtori i Radiotelevizionit Maqedonas vendosi të zgjedh Daniell Karafinolvski me vendim dhe pagë të majme neto prej 30,061 denarëve. Ai ishte deklaruar si shqiptarë, duke keqpërdorur metodën e balancuesit me deklarime të rrejshme të etnitetit. Megjithëse sipas konkursit kandidatët me të dhëna të rreme diskualifikohen, ata vetë bënë të kundërtën
“Sipas planit vjetor të institucionit për vitin 2023, punonjësit e pritshëm janë 1 (një) zbatues shqiptar. Në aplikim, kandidatët janë të detyruar me përgjegjësi materiale dhe penale të konfirmojnë se të dhënat në aplikacion janë të sakta, dhe provat e paraqitura janë të vërteta me origjinalin. Kandidati që ka futur të dhëna të rreme në aplikim diskualifikohet nga procedimi i mëtejshëm sipas këtij njoftimi”, njoftojnë nga Radiotelevizioni publik i Maqedonisë.
Për tu punësuar në administratën publike në Maqedoni, nuk të mjaftojnë vetëm kualifikimet arsimore dhe përvoja e punës. Përveç një lidhje të fortë partiake, gjë që theksohet edhe në raportet e KE-së, është shumë me rëndësi se çfarë kombësie ndjehesh. Kriter ky i mekanizmit të balancuesit për përfaqësim adekuat. Fare pak ka lidhje nëse origjina juaj është shqiptare, por kur duhet zënë një vend pune me rrogë të majme, sikurse qindra të tjerë nëpër institucione shtetërore, Daniel Karafinolvski deklarohet shqiptar, për konkursin e MRTV-së që vendimi u mor më 18 dhjetor, duke hyrë në fuqi, me firmosjen e drejtorit të këtij institucioni Marjan Cvetkovski.
“Kandidati në fjalë ka plotësuar kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës, me diplomë adekuate dhe certifikatë për kursin e kaluar të mbrojtjes nga zjarri (PPZ). Të gjitha ata që kundërshtojnë këtë vendim, kanë afat ligjor prej 8 ditësh të dorëzojnë ankesat përkatëse, të cilat do të shqyrtohen”, thonë nga Radiotelevizioni publik i Maqedonisë.
Keqpërdorimi i balancuesit është bërë ndër vite, pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore kur bëhet fjalë për 20% të vendeve të rezervuara për shqiptarët dhe të tjerët. Shfrytëzimi i vakumit ligjor, ka bërë që as në certifikatat e lindjes as në dokumentet personale të mos evidentohet grafa etnike, gjë që secili që synon për të marr hise nga pozitat e punës së shqiptarëve, shkon në notar dhe deklarohet si i tillë. /Alsat.mk
Ky nuk është rasti i parë e derisa nuk vendoset grafa etnike në certifikata nuk do të jetë as rasti i fundit. Sepse keqpërdorime të kësaj natyre në të njëjtën formë ka pasur në masë të madhe. Dhe, po ngjashëm po vazhdojnë, pra po tentojnë të zënë edhe ato pak vende pune të rezervuara për shqiptarët.
Punësimet jo adekuate dhe jo të drejta vijnë pikërisht nga punësimet partiake –
Punësimet partiake janë fenomeni më i njohur në Maqedoninë e Veriut, madje duke u shndërruar në diçka shumë normale që pa librezë partiake punësimin mund vetëm ta ëndërrosh. E kjo pastaj ka sjellë vendin në këtë gjendje që po rrezikon të bëhet i pabanueshëm sepse secili i ri dhe e re jetën e tyre po e planifikojmë jashtë kufijve të shtetit, që nuk njeh kufij të normalitetit.
Punësimet partiake janë dukuria më negative e shoqërisë dhe prodhimit të produktivitetit sepse me anë të punësimeve partiake eliminohen kriteret e punësimit. Punësimi pa kritere është punësim për të marrë një pagë dhe pa bë asnjë punë. Tani që Maqedonia e Veriut është në periudhën që pret datën për fillim të negociatave me BE-në, rikthehen shpresat që skriningu me BE-në do të ndikojë që të pastrojë punësimet partiake. Dhe, ky fenomen mos të vazhdojë të përsëritet sepse sjellë pasoja të pariparueshme, punësimet duhet të bëhen në bazë të kritereve dhe meritokracisë.
Pra, Maqedonia e Veriut krahas problematikave tjera që ka për sa i përket shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, njëra ndër shqetësimet tjera është edhe fakti që administrata shtetërore është e mbingarkuar me të punësuar, që një pjesë e tyre nuk i kanë as kualifikimet e duhura. Prandaj, është e domosdoshme që administrata shtetërore të pastrohet nga të punësuarit partiak që janë aty për të marrë një pagë e në shkëmbim të kësaj nuk bëjnë gjë tjetër pos që kalojnë kohën kot dhe nuk janë të gatshëm të avancohen e as të kryejnë punën për të cilën janë të ngarkuar.
Bashkimi Evropian nuk pranon dot shtete që nuk janë të gatshme të harmonizojnë ligjet e tyre me ato të BE-së, prandaj do të jetë rrugë e gjatë e anëtarësimit e aq më e gjatë e përmirësimit dhe çrrënjosjes së asaj praktike që ka shkërmoq shoqërinë duke vendos kriter të punësimit partizimin. /Zhurnal.mk