KE dhe BEI firmosën marrëveshje për rritje të investimeve në vendet e treta

Shkup, 10 maj – Komisarët evropian Oliver Varheji dhe Juta Urpilainen së bashku me kryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) në mëngjes zyrtarisht e firmosën Marrëveshjen garantuese me të cilën duhet të mundësohet rritje e investimeve të mëdha në vendet e treta, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Eurokomisari për Zgjerim, Varheji theksoi se me këtë marrëveshje më së shumti përfitim do të kenë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga fqinjësia lindore.

Me këtë marrëveshje, siç tha eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji, do të sillen projekte të rëndësishme infrastrukturore përmes nxitjes së institucioneve financiare, që duhet të sjellë më shumë investime, “siç nuk i kemi parë paraprakisht”, pohoi Varheji.

Qëllimi është t’u ndihmohet vendeve të treta të përballen me pasojat nga Kovid-19 dhe nga lufta në Ukrainë, ndërsa fokus më i madh vendoset në projektet infrastrukturore si transporti, hekurudhat, digjitalizimi, ekonomia e gjelbër, etj.

Për Maqedoninë e Veriut bëhet fjalë për projektin në lidhje me modernizimin e menaxhimit me ujëra, me të cilin janë përfshirë 80 komuna.

“Vetëm ky projekt do të ketë impakt të madh mbi shëndetin publik dhe mjedisin jetësor në Maqedoninë e Veriut”, tha Varheji në mëngjes.

Për Komisionin Evropian kjo marrëveshje do të jetë e rëndësishme për hapjen e vendeve të reja të punës dhe nxitje të rritjes ekonomike.

Ukraina gjithashtu duhet të ketë përfitim të madh nga projektet nën këtë marrëveshje të re.

“Këto investime me padurim i presin partnerët tanë që t’i mbështesim në këto kohëra të vështira”, tha Varheji.