KB: Vitin e kaluar rritje rekorde e niveleve të gazeve të “qelqta” në atmosferë

Prania atmosferike e dioksidit të karbonit, metanit dhe oksidit të azotit – tre gazet kryesore që kontribuojnë në të ashtuquajturat “efekt serrë” – ka arritur nivele rekord në vitin 2021, sipas raportit të fundit të Organizatës botërore meteorologjike të KB-së.

Sipas dokumentit, përqendrimi i metanit në atmosferë vitin e kaluar regjistroi rritjen më të lartë vjetore në 40 vitet e fundit që kur janë bërë matjet e rregullta.

Sipas ekspertëve, arsyeja për një rritje kaq të jashtëzakonshme nuk është e qartë, por konsiderohet të jetë rezultat i një kombinimi të proceseve biologjike dhe të shkaktuara nga faktori njerëzor.

Rritja e niveleve të dioksidit të karbonit në periudhën 2020-2021 është gjithashtu më e lartë se norma mesatare vjetore e rritjes e vërejtur në dekadën e fundit.

Sipas Organizatës botërore meteorologjike, nivelet e gazeve “serë” në atmosferë vazhdojnë të rriten edhe në vitin aktual 2022.