KB: Precedent i rrezikshëm suspendimi i profileve të gazetarëve në Tuiter
Kombet e Bashkuara sot vlerësuan se vendimi i “Tuiter”-it për të suspenduar profile të disa gazetarëve paraqet “precedent të rrezikshëm”, në kohë kur gazetarët në mbarë botën po përballen me cenzurë, kërcënime fizike dhe gjëra akoma më të këqija, deklaroi zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik.
Dizharik theksoi se KB-ja është “mjaft e shqetësuar” nga “suspendimi arbitrar” i gazetarëve nga “Tuiter”-i. Ai porositi se zëri i mediumeve nuk guxon të heshtet në platformë e cila pohon se jep hapësirë për liri të fjalës.
“Tuiter”-i i suspendoi profilet e disa gazetarëve nga “Njujork Tajms”, “Uashington post”, “CNN” dhe nga mediume të tjera që kohë më parë shkruan në mënyrë kritike për pronarin e tij Ilon Mask.
Kompania nuk sqaroi përse i ka hequr profilet e gazetarëve dhe i ka fshirë kumtimet e tyre të mëparshme.

