KB-ja kërkon ndihmë më të madhe për shtetet me borxhe
Kombet e Bashkuara nga vendet e zhvilluara kërkuan fleksibilitet më të madh në lehtësimin e barrës në rritje të borxhit të vendeve më të varfra.
“Mendoj se nuk duhet shumë imagjinatë që të kuptohet se kjo krizë e borxhit kërcënon të kalojë në krizën e rrënjosur për zhvillim të qëndrueshëm…”, deklaroi shefi i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Ahim Shtajner.
Ai tha se ekziston frikë se vendet e prekura, veçanërisht në Afrikë dhe në Amerikën Latine, më nuk do të mund të lejojnë shpenzime që të përballen me pandeminë e koronavirusit ose t’i përmbushin qëllimet zhvillimore dhe klimatike.
Në raportin e publikuar sot, thekson DPA, UNDP-ja ka identifikuar 54 vende në zhvillim që kanë problem serioz me borxhin. Ata përfaqësojnë pak më shumë se tre për qind të ekonomisë globale, por përbëjnë më shumë se 50 për qind të njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme.
“Duke pasur parasysh perspektivën globale për rritje të ulët dhe norma të larta të interesit, bashkësia ndërkombëtare duhet urgjentisht t’i forcojë përpjekjet për lehtësimin e borxhit që të shmanget thellimi i krizës së zhvillimit”, theksohet në raportinin e UNDP-së.
Vendet më shumë të prekura, theksohet në raport, janë Çadi, Zambia dhe Etiopia, si dhe Sri Lanka dhe Pakistani.

