KB dënoi shkeljen e të drejtave të grave në Afganistan

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, dënoi sot shkeljen në rritje të të drejtave të grave në Afganistan.

Javën e kaluar, qeveria talebane ua ndaloi vajzave të ndiqnin universitetin, si dhe të punonin në organizata joqeveritare.

Ndalesa shkaktoi zemërim në mesin e komunitetit ndërkombëtar dhe demonstrata në disa qytete afgane.

Më 24 dhjetor, qeveria talebane urdhëroi OJQ-të të ndalonin gratë të punonin për to, pas së cilës katër agjencitë kryesore ndërkombëtare humanitare i ndërprenë operacionet në Afganistan.

Asnjë vend nuk mund të zhvillohet, madje të mbijetojë socialisht dhe ekonomikisht me gjysmën e popullsisë së tij të përjashtuar. Ky urdhër i fundit i qeverisë do të ketë pasoja të tmerrshme për gratë dhe gjithë popullin e Afganistanit, vuri në dukje Turk, duke shtuar se ndalimi i grave nga puna në OJQ do t’i privojë ato dhe familjet e tyre me të ardhura dhe të drejtën për të “kontribuuar pozitivisht” në zhvillimin e vendit.

Ndalesa vjen më pak se tre muaj pasi disa mijëra vajza dhe gra iu nënshtruan provimeve pranuese në universitet në të gjithë vendin.

Vajzat e shkollave të mesme më parë u ndaluan të shkonin në shkollë.

Talebanët, të cilët u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021, kanë premtuar të jenë më fleksibël, por në masë të madhe i janë kthyer interpretimit të rreptë të Islamit që shënoi periudhën e parë të sundimit të tyre nga viti 1996 deri në 2001.