Katër të helmuar me gaz në aeroportin në Los Anxhelos, një person në gjendje kritike
Së paku katër persona janë helmuar nga rrjedhja e gazit në aeroportin ndërkombëtar në Los Anxhelos, njëri prej të cilëve është zhvendosur në spital në gjendje kritike.
Siç kumtoi shërbimi urban zjarrfikës, incidenti ndodhi në Terminalin 8 të aeroportit, kur edhe deri te rrjedhja e dioksidit të karbonit nga një burim i paidentifikuar.
Në kumtesën e publikuar përmes Tuiterit, autoritetet e aeroportit kumtuan se Terminali 8 është evakuuar tërësisht nga udhëtarët, të cilët po rikahëzohen drejt terminalit të afërt, 7, gjithnjë derisa ekipet eksperte t’i konstatojnë burimet e rrjedhjes së gazit si dhe rrethanat në të cilat u shkaktua incidenti.