Katër shtete ende s’e njohin Kroacinë

Më 15 janar 1992, Kroacia nisi të merrte njohjet e para ndërkombëtare si shtet. “Sot, 15 janari 1992, do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e 14-shekullore të popullit kroat në këtë vend, për ne tokë të shenjtë”, pati thënë Franjo Tugjman, presidenti i parë kroat.

Islanda ishte shteti i parë që njohu ndërkombëtarisht Kroacinë, e pasuar nga Gjermania dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Por edhe pse Kroacia tashmë është vend i zhvilluar dhe pjesë e Bashkimit Evropian e organizatave më të fuqishme botërore, ky shtet vazhdon të mos njihet nga të paktën katër shtete.

“Index.hr” ka shkruar të hënën se janë rreth 50 shtete që s’kanë dorëzuar kurrë njohjen, por kanë themeluar raporte diplomatike që njihet si njohje. Janë Butani, Liberia, Nigeri dhe Tonga, që ende nuk e kanë njohur zyrtarisht.

Republika e Afrikës Qendrore dhe Togo janë dy shtetet e fundit që kanë njohur Kroacinë, më 18 shtator 2023.