Katër automjete dhe një autobus kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumente adekuate

Shkup, 10 shkurt – Nëpunës policorë të Stacionit policor të Vendkalimit kufitar Tabanoc dhe Njësisë për kriminalitet ndërkufitar -Shkup pranë Qendrës Rajonale për punë kufitare- Veri është realizuar kontroll ndaj katër automjeteve dhe një autobusi të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Nga MPB njoftuan se gjatë kontrollit të automjeteve ”mercedes”, me targa të Strumicës i drejtuar nga K.A. (38) nga Strumica, ”mercedes” me targa të Bullgarisë i drejtuar nga S.K. (32) nga Republika e Bullgarisë, ”opel astra”, me targa të Kumanovës dhe “seat alhambra”, me targa të Strumicës i drejtuar nga personi K.T. (28) nga Strumica, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit adekuat.

Poashtu gjatë kontrollit të autobusit me targa të Gostivarit i drejtuar nga M.M. (42) nga f. Banjicë e Epërme-Gostivar është konstatuar se ka kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve poashtu pa dokumentacion adekuat. Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar sanksione adekuate për shoferët dhe automjetet.