Katër adoleshentë dalin për gjiro me veturë, përfundojnë në gardh betoni e pastaj në spital

Shkup, 19 gusht – Katër të rinjë kanë përfunduar me lëndime të rënda pasi mëngjesin e sotëm ata kishin dalë për shëtitje me një ford mondeo karavan, dhe nga pakujdesia kanë goditur në një gardh betoni. Sipas MPB-së, të gjithë fëmijët janë në spital, informon Zhurnal.

Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në ora 04:20 në udhëkryqin mes rrugëve Nënë Tereza dhe Todor Aleksandrov. Ata me veturën Ford Mondeo me targa të Shkupit kanë goditur në gardh betoni.

Me lëndime më të rënda ka përfunduar shoferi por edhe tre të tjerët nuk kanë përfunduar edhe shumë më lehtë. Fëmijët janë tre nga Shkupi dhe një nga Strumica./Zhurnal.mk