Katari nuk do të ridrejtojë gazin natyro të destinuar për Azinë drejt Europës

Kompania “Katar Enerxhi” (QatarEnergy) po punon për të rritur prodhimin e gazit në kushtet e rritjes së kërkesës globale, por këtë dimër nuk do ta devijojë gazin natyror të lëngshëm (LNG) të kontraktuar për klientët aziatikë drejt Evropës, paralajmëroi sot drejtori ekzekutiv  i kësaj kompanie Saad al Kabi.

Katari është ndër eksportuesit kryesorë në botë të gazit natyror të lëngshëm dhe disa vende evropiane po përpiqen të marrin më shumë gaz përmes negociatave për të siguruar një zëvendësim për importet nga Rusia dhe për të eliminuar  krizën me furnizimin.

“Kontratat janë absolutisht të shenjta për Katarin… Prandaj, kur ne nënshkruajmë një kontratë me një klient aziatik apo evropian, ne e respektojmë atë”, tha drejtori ekzekutiv i “KatarEnerxhi”, Saad al-Kabi, i cili është edhe ministër i Energjisë së Katarit.

“Sasia e dakorduar e gazit do të dërgohet në Evropë”, theksoi Al-Kabi. “Megjithatë, gazi nuk do të merret nga klientët aziatikë dhe  të dërgohet në Evropë”, shtoi ai.

Katari dëshiron të forcojë pozicionin e tij si furnizuesi kryesor i gazit të lëngshëm në Evropë, ndërsa nevojat janë të mëdha sepse gazsjellësi rus përbën pothuajse 40 për qind të importeve të Kontinentit të Vjetër.

Plani i “Fushës Veriore” të Katarit përfshin rritjen e kapacitetit  të gazit deri në vitin 2027 nga 77 milionë tonë në 126 milionë tonë në vit.