Kastriot Rexhepi i quan satelitë të VMRO-së, vjen përgjigja e Lëvizjes Besa!

Shkup, 10 maj – Ish deputeti i Lëvizjes Besa i cili tanimë funksionin si i pavarur në Kuvend, Kastriot Rexhepi, sot ka komentuar nismën e opozitës për bllokimin e Kuvendit. Ky bllokim është inicuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa do t’i bashkangjitet edhe Lëvizja Besa, informon Zhurnal.

Rexhepi kështu, Lëvizjen Besa e ka quajtur si satelit i VMRO-DPMNE-së dhe partisë “E Majta”.

Por nuk ka vonuar as përgjigja e Lëvizjes Besa.

Nga kjo parti shprehen se udhëzimet dhe deklaratat që i jep amos vallë i vijnë nga Vila Vodno, duke aluduar se atje u fsheh ditën kur duheshte të rrëzohet Qeveria.

“Lëvizja BESA është mësuar që të dëgjojë kështu vlersime të ulta që nga themelimini saj deri më sot. Armiqtë e Beses kanë qenë dhe shtohen shume sepse nuk jemi ne hipoteka të askujt. Personi në fjalë nuk e dimë se çka përfaqëson. Urojmë që edhe këtë deklaratë mos e ketë dhënë nga “Villa Vodno” ose duke ju dridhur duart nga prezenca e 6-7 truprojeve”, thuhet në prononcimin e Besës për mediat maqedonase.

Ndryshe në iniciativën për bllokadën e Kuvendit, nuk është bashkangjitur Aleanca për Shqiptarët./Zhurnal.mk