Kasami përuron “Zonën e fitnesit” për zjarrfikësit e Tetovës

Tetovë, 17 gusht – Në njësinë territoriale kundër zjarrit, sot kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar zonën e fitnesit për punëtorët e kësaj njësie.

Bashkë me trajnerin Festim Selmani, u.d komandantin Avni Ameti, Kasami bëri përurimin e kësaj qendre për të krijuar kushte më të mira për punë për zjarrfikësit.

Kasami njofton se një grup prej kësaj njësie, do të udhëtoj për në Zvicër në kuadër të bashkëpunimit dhe trajnimit me ekipet zvicerane kundër zjarrit, ndërsa të njejtit pritet të vijnë në qytetin tonë në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm mes qytetit tonë dhe qytetit të Villit.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/pfbid0TvA5Zptmeg6znVCJWAc9fhhRg6XqGYc2fvgPWJ7LBqSaqtUk4mNm9tFqAUDRyhFel