Kasami për vizitë pune në Gjilan, e priti kryetari Alban Hyseni
Shkup, 4 maj – Pak kohë më parë në Tetovë për vizitë ishte kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa sot ky i fundit ishte nikoqir i kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, informon Zhurnal.
Në takim është diskutuar për problematikat që tangojnë dy komunat me theks të veçantë ambientin jetësor.
Dy palët u zotuan të bashkëpunojnë këtë sferë përmes një memorandumi për aplikim të përbashkët në thirrjen e radhës për bashkëpunim ndërkufitar në kuadër të IPA fondeve.
Hyseni për mysafirët shtroi drekë./Zhurnal.mk

