Kasami nga Shipkovica: Tetova do t’i ç’lirojë shqiptarët e Maqedonisë

Tetovë, 14 Gusht – Pas takimeve në malësinë e sharrit, kryetari i Komunës Tetovës Bilall Kasami realizoi takim edhe me banorët e Shipkovicës.

Ai deklaroi se në këto zgjedhje Besës i duhet shumicë në Tetovë për të përmirësuar dukshëm edhe malësinë e Sharrit. Gjithashtu ai tha se tetova do t’i çlirojë shqiptarët e Maqedonisë.

“Ju premtojë nga këtu se Tetova do t’i çlirojë shqiptarët e Maqedonisë, ashtu siç e sollëm ndryshimin në zgjedhjet e fundit lokale, ashtu do të sjellim ndryshimin në gjithë maqedoninë”, ka përfunduar Kasami.