Kapet në Shuto Orizare 48 vjeçari, kishte ikur nga burgu e tani do ta vazhdojnë dënimin

Shkup, 25 nëntor – Mbrëmë në ora 23:30 në rrugën “Guadalahara” në Shuto Orizare të Shkupit, policia ka arrestuar 48 vjeçarin A.R. Ai ishte i dënuar me burg prej nëntë vite e gjashtë muaj për vepra penale “grabitje” dhe “maltretim të fëmijëve të mitur” sipas nenit 201 nga kodi penal, informon Zhurnal.

Në fakt, personi në fjalë ka vuajtur shumicën e dënimit me burg por i njejti ka ikur nga burgu në momentin kur i kanë ngelur edhe dy vite e pesë muaj në burgun e Kumanovës.

Personi do të dërgohet në burg për vazhdimin e burgut./Zhurnal.mk

Foto: Burgu i Kumanovës