Kapet krimineli në Aerodrom, duheshte të vuajë burg prej shtatë viteve

Shkup, 10 gusht – Nga ana e ekipit operativ për hetime në SPB Shkup mbrëmë në orën 22:55 në një kompleks të banesave në rajonin e Aerodromit është privuar nga liria A.R. (37) nga Shkupi, në bazë të urdhrit të dhënë nga Institucioni Ndëshkues – Korrigjues Burgu i Idrizovës, ku kishte vuajtur dënimin me burg prej 11 vite e 11 muaj, në lidhje me nenin 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, njoftuan nga MPB.

Për të ishte shpallur urdhërarrest qendror për vuajtjen e dënimit me burg të edhe 7 vite e 9 muaj.

“A.R. ishte dërguar në Stacionin policor në Kisella Vodë prej ku do të dërgohet në institucionin ndëshkues – korrigjues”, informojnë nga MPB.