Kapen me drogë dhe me armë tre të rinjë nga Tetova, nuk kishin as 18 vjet

Tetovë, 6 shtator – Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën rajonale Tetovë Shkup, në rrugën drejt fshatit Grupçin, policia ka arrestuar tre djem të moshës nën 18 vjeçare, informon Zhurnal.

Dy prej tyre ishin nga Tetova ndërsa njëri nga Reçica e Madhe. Gjatë kontrollit në veturën e tyre Seat Ibiza me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri nga Reçica e Madhe, tek njëri prej tyre është gjetur marihuanë, revole “Woltra Combat” kalibër 9mm pa dokumenta dhe një grirëse.

Personat janë shoqëruar në komisariat dhe në prezencë të prindërve të tyre është kryer bisedë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngriten kallëzime adekuate penale./Zhurnal.mk