Kapen 88 emigrantë në Gjevgjeli, 12 prej tyre fëmijë! 35-vjeçari përfundon në pranga

Sot, respektivisht pas mesnatës, policia në “Nova petla” të Gjevgjelisë ka kapur 88 emigrantë klandestinë. MPB informon se është arrestuar 35-vjeçari A.S. nga fshati Injevë të Radovishit.

“Në këtë vend, zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion të tipit “Scania” me targa të Prilepit, me gjysmërimorkio dhe pas kontrollit, në gjysmërimorkio janë gjetur 88 emigrantë (56 nga Siria, 21 nga Pakistani, 10 nga India dhe 1 nga Jemeni), nga të cilët 12 janë të mitur. Emigrantët janë akomoduar në qendrën pranuese dhe transitore “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa A.S. është ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB.