Kancelari austriak u kërkoi falje qytetarëve për përshtypjen e mundshme se politikanët nuk i marrin parasysh brengat e tyre

Kancelari austriak Karl Nehameri sot u ka kërkuar falje qytetarëve për përshtypjen që mund të marrin se politika nuk i merr parasysh brengat e tyre. Nehameri këtë e tha në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit austriak, të mbledhur me kërkesë të opozitës në lidhje me skandalin e korrupsionit në Partinë Popullore të Austrisë (OVP) në pushtet, kryetar i së cilës është ai.

“Më vjen keq për atë që po tregon politika për momentin. Më vjen keq që përshtypja është se nuk i marrim seriozisht brengat e njerëzve, nënvizoi ai. Nehameri i dënoi ngjarjet rreth ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave Tomas Shmit.

“Ngjarjet e ditëve dhe javëve të fundit paraqitën një fotografi të keqe për politikën. Merremi me punë që kanë ndodhur shumë vite më parë. I dënoj rreptësisht”, tha ai.

Para disa ditëve opinion doli protokolli i seancës dëgjimore të Shmitit, i cili kërkoi statusin e dëshmitarit të kurorës, në hetimin ndaj ish-kancelarit Sebastian Kurc, duke e akuzuar atë dhe funksionarët  e tjerë partiakë për shpërdorim detyre dhe përvetësim.