Kanani: Bajden me mbështetjen për protestat por përzihet në punët shtetërore të Iranit

Teherani zyrtar e kritikoi presidentin amerikan, Xho Bajden për mbështetjen e shprehur ndaj protestave në Iran, që filluan për shkak të vdekjes së Mahsa Aminit, lajmëruan mediumet britanike, duke e cituar agjencinë iraniane ISNA.

Duke i komentuar protestat antiqeveritare në Iran që çuan në vdekjen e Mahsa Aminit më 16 shtator, Bajden dje deklaroi se është befasuar nga guximi i njerëzve që dolën në rrugët e Iranit.

“Dje… Bajden është përzier në punët shtetërore të Iranit duke shprehur mbështetje për trazirat… Gjatë disa ditëve të fundit, Qeveria amerikane dëshpërimisht po tenton të shkaktojë trazira në Iran nën arsyetime të ndryshme”, deklaroi Naser Kanani, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të jashtme të Iranit.

Protestat rreth vdekjes së Aminit janë një ndër sfidat më serioze me të cilat po përballet Republika islamike që nga revolucioni i vitit 1979. Demonstrata ka çdokund në Iran, ndërsa disa njerëz madje edhe brohorasin se lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, duhet të vdesë, vërejnë mediumet britanike.