Kanada do të dhurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand, sot, pas bisedimeve me homologun e saj ukrainas Aleksej Reznikov, deklaroi se vendi do të dhurojë ndihmë ushtarake për Ukrainën e cila përfshin municion, pajisje për komunikim, rroba dimërore, vetura të blinduara dhe artileri.
“Sot kisha takim me mikun tim Aleksej Reznikov që të dërgoj porosi të qartë: jemi me ju”, shkroi Anand në publikimin në rrjetin social Tuiter.
Anand shtoi se Kanadaja do të vazhdojë t’i trajnojë forcat ukrainase me aftësitë të cilat u janë të nevojshme për luftë dhe fitore.