Kamioni i stërmbushur me migrantë del nga rruga, lëndohen 29 persona

Vallandovë, 11 gusht – Së paku 29 migrantë janë lënduar pasi dje në Marvinc të Vallandovës nga rruga kishte dalë një kamion i cili i bartte migrantët. Bëhet fjalë për kamion Skania, e mbushur me migrantë.

“Morëm thirrje për numër të madh të migrantëve të lënduar – 29 persona. Ishin vendosur në një kamion, paskan qenë rreth 50 persona, ashtu janë informatat e para”, thanë nga ndihma e shpejtë e Kavadarit. Ka intervenuar gjithashtu edhe ndihma e shpejtë nga Negotina. Nga spitali i Gjevgjelisë nuk deshtën të thonë numrin e të lënduarve sepse prisnin që gjatë ditës do të vijnë edhe të tjerë.

Sipas informatave të MPB-së, dje rreth orës 18:10 është paraqitur se një kamion ka dalë nga rruga në rrugën rajonale Gjevgjeli – Demir Kapi./Zhurnal.mk