Kamioni del nga rruga dhe mer flakë, shoferi me lëndime të rënda

Gostivar, 28 shtator – Një shofer kamioni ka përfunduar me lëndime të rënda pasi ka dalë nga rruga Gostivar-Kërçovë.

Nga SPB Tetovë informojnë se në ora 12 e 15 minuta në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë.

Në afërsi të Urës së Novosellës, një automjet transportues tip “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.T.(32) nga Shkupi, ka dalë nga rruga, ka rënë në humnerë dhe ka marrë flakë.

Shoferi i kamionit është transportuar në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ekipet e Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Gostivarit e kanë lokalizuar zjarrin në automjet.

Në vendin e aksidentit kryen inspektim një ekip i SPB Gostivar.