Kallëzim penal për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike në rrjetet sociale

Shkup, 22 shkurt  – Nëpunësit policor nga SPB Ohër kanë realizuar  bisedë zyrtare në SPB Ohër me V.S.(38) nga rajoni i Ohrit, e cila gjatë ditës së djeshme në rrjetin social Fejsbuk  ka postuar një përmbajtje me të cilën ka kryer  vepër penale “shpërndarje  të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik”, i ndëshkuar sipas nenit 394 të KP.

Gjatë bisedës, sqarohet në kumtesën e MPB-së, V.S. ka deklaruar se ajo gjatë ditës së djeshme e ka postuar përmbajtjen, ndërsa sot vetë e ka tërhequr.

Pas dokumentimit të plotë të rastit në PTHP Ohër do të ngritet padi penale sipas nenit 394 të KP.