Kallëzim penal për dy kontrabandistë të emigrantëve

Policia nga Velesi dje pasdite i privoi nga liria P.M. (20) dhe Z.M. (22) të dy nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimit se me automjet “Audi A8” me targa të Gjevgjelisë, kanë transportuar katër emigrantë – tre nga Pakistani dhe një nga Siria.

“Në ora 18:20 minuta në rrugën rajonale P1102, automjeti është penguar për kontroll, shoferi dhe bashkudhëtari kanë ikur, ndërsa në automjet janë gjetur emigrantët, të cilët janë dërguar në Qendrën e pranimit ‘Vinojug’ në Gjevgjeli”, informojnë nga MPB-ja.

Së shpejti, pas masave të ndërmarra dhe pas kërkimit në terren P.M. dhe Z.M. janë gjetur dhe privuar nga liria. Ata janë arrestuar në Stacionin policor Veles dhe në koordinim me Prokurorin publik kundër tyre është ngritur kallëzim penal me procedur urgjente për “marrëdhënie të bazuar robërimi dhe transport të personave në marrëdhënie robërimi” sipas nenit 418 nga Kodi penal.