Kallëzim penal kundër një personi juridik nga Holanda për ndërtim të paligjshëm
Kallëzim penal është parashtruar kundër një personi juridik dhe kundër pronarëve nga Holanda për vepër të kryer penale “ndërtim të paligjshëm”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik dhe kundër pronarëve V.H.M.R. dhe R.V. nga Holanda, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “ndërtim të paligjshëm”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Siç theksojnë nga MPB-ja, i paraqitura e dytë në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të subjektit juridik, gjatë vitit 2021 në dy parcela kadastrale në Prelubishtë ka ndërtuar një objekt të montuar pa dokumentacion të nevojshëm.

