Kallëzim penal kundër dy personave nga Qendër Zhupa për përgjim

DPB Dibër ka parashtruar kallëzim penal kundër O.O. (28) dhe një të mituri, të dy nga fshati Golem Papradnik, Komuna Qendër Zhupë, për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepër të kryer penale “përgjim të paautorizuar dhe regjistrim zanor”.

“Ata, në një punëtori automekanike,  i kanë bërë pyetje të papërshtatshme një të mituri, e kanë filmuar pa autorizim, pas çfarë më pas i kanë publikuar regjistrimet në rrjetet sociale”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.