Kallëzim penal kundër dy banorëve të Shkupit për posedim të paautorizuar të armëve të zjarrit dhe municionit

Shkup, 30 korrik – Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka ngriur kallëzime penale kundër I.H. (33) dhe S.A. (23), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, më 15 korrik të vitit 2025, në bazë të urdhrit gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë ku banon I.H., e cila është pronë e babait të tij, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri gjysmëautomatike “Cërvena Zastava M57” me kalibër 7.62x25mm me dy krehër fishekësh të kalibrit 7.62x25mm, fishekë të kalibrit 7.65mm dhe dy krehër për municion me gjithsej 50 fishekë të kalibrit 7.62x39mm.

Katër ditë më vonë, më 19 korrik 2025, gjithashtu me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë e S.A., me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë-armë zjarri gjysmëautomatike “Reximex TRX9” të kalibrit 9 mm, një kornizë pistolete bosh, një kornizë pistolete me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, një mbulesë e pasme për dorezën e pistoletës, mjete për pastrimin e tytës së pistoletës, një vegël, e destinuar për mbushjen më të lehtë të plumbave në krehërin e pistoletës, dy pjesë me një vidë – për bllokimin e këmbëzës së pistoletës, 36 fishekë kalibri 9 mm dhe sende të tjera.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, të denoncuarve u është caktur masa e paraburgimit prej 30 ditë.