‘Kalaja’ e Ukrainës që mund të bëhet Bakhmuti i ri, qyteti që është bërë arenë e luftimeve më të ashpra në Donbas

Qyteti Avdiivka në lindje të Ukrainës, mund të bëhet së shpejti “Bakhmuti i dytë”, një vend i vogël ku forcat ukrainase u mbrojtën kundër agresorëve rusë për tetë muaj, por rreziku i një rrethimi të plotë nuk ka qenë kurrë më i madh.

Beteja për Bakhmutin në Donbas është një nga më të ashprat në luftën gati 13-mujore të Ukrainës, duke bërë krahasime me luftën e istikameve të Luftës së Parë Botërore, transmeton Telegrafi.

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha javën e kaluar se forcat e Moskës tani po përpiqen të rrethojnë plotësisht Bakhmutin, në një ofensivë që nuk ka arritur rezultatet e dëshiruara.

Zëdhënësi i komandës së ushtrisë ukrainase Tavria, tha se pajtohet me vlerësimin e inteligjencës britanike se Rusia po rrit presionin mbi ujërat në Avdiivk siç ka vepruar rreth Bakhmutit.

“Armiku pandërprerë po tenton të rrethojë qytetin Avdiivk. Pajtohem në masë të madhe me kolegët britanikë që Avdiivka së shpejti mund të jetë Bakhmuti i dytë. Megjithatë, do të doja të thosha se jo gjithçka po shkon sipas planeve te ushtria ruse”, shtoi zëdhënësi Oleksii Dmitrashkivski.

Forcat ukrainase ishin atje të pozicionuara para pushtimit rus, duke ruajtur linjën e parë kundër militantëve që mbështeten nga Rusia, dhe që kanë marrë nën kontroll pjesë të këtij territori në lindje të Ukrainës në vitin 2014, pasi që forcat ruse morën nën kontroll Krimenë.

Avdiivka ndodhet vetëm 13 kilometra në veri të qytetit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia, mbi të cilin Ukraina e humbi kontrollin atë vit. Para pushtimit në shkurt 2022, qyteti kishte një popullsi prej 30 mijë banorësh.