Ka ndëruar jetë sport dashësi nga Çairi, Shaban Asani i njohur si Tabaki

Shkup, 18 maj – Ka ndëruar jetë Shaban Asani i njohur si Tabak nga Çairi i Shkupit, i cili ka dhënë kontribut të madh në sport.

Ngushëllimet e tij i ka shprehur edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili shprehet se Tabaki do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin që dha për të pasur një shoqëri sa më të mirë.

Ngushëllime shkojnë për familjen dhe të afërmit.