Jun: Ne duhet të ndëshkojmë çdo provokim nga Koreja e Veriut

Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-jul, sot deklaroi se çdo provokimi nga Koreja e Veriut duhet përgjigjur me forcë të barabartë.

Ai duke komentuar sulmin e pesë dronëve të Koresë së Veriut në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, theksoi se “nuk duhet të frikësohemi sepse Koreja e Veriut ka armë bërthamore”.

“Ne duhet të hakmerremi dhe të ndëshkojmë çdo provokim nga Koreja e Veriut. Është mjeti më i fuqishëm për shtypjen e provokimeve”, vuri në dukje Jun.

Koreja e Jugut kumtoi më parë se planifikon të shpenzojë 560 miliardë von (mbi 400 milionë dollarë) gjatë pesë viteve të ardhshme për të forcuar aftësitë e saj të mbrojtjes kundër dronëve të Koresë së Veriut dhe për të kundërshtuar kërcënimet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut duke blerë më shumë avionë stelt. , nëndetëse me raketa balistike dhe për të përshpejtuar zhvillimin e një sistemi për kapjen e raketave artilerie.