Jonika Dhima Hoomes – shqiptarja e parë në nivel ekzekutiv në Google

Shqiptarja e parë e Google, Jonika Dhima Holmes, ndodhet në Prishtinë për të sjellë përvojën dhe eksperiencën e saj në PowerToHR.

Jonika me origjinë nga qyteti i Sarandës në Shqipëri, është punonjësja e parë shqiptare në Google.

Me 19 vite eksperiencë në Ads, Android, Developers dhe Cloud, Jonika ka ndërtuar partneritetet globale dhe ka udhëhequr projekte miliardëshe.

Sot si themeluese e Integralis Leadership, Jonika ndihmon liderët që të rriten dhe të udhëheqin me guxim.

Në faqen e Integralis Leadership shkruhet:

Çdo anije ka nevojë për një dritë udhërrëfyese.

Unë bashkëpunoj me themeluesit dhe drejtuesit për të ndërtuar ekipe dhe operacione, duke kombinuar njohuritë strategjike me zhvillimin e lidershipit në mënyrë që rritja të mbetet besnike ndaj vlerave tuaja.

Me 19 vjet përvojë në Google, duke udhëhequr partneritete globale, unë sjell një përzierje të rigorozitetit operacional dhe lidershipit të orientuar drejt qëllimit, si për rritjen e shpejtë ashtu edhe për fazat më të ngadalta dhe më të vështira.

Sot, ajo është themeluese e një biznesi që mbështet drejtues dhe sipërmarrës në Kaliforni, por duke ruajtur gjithmonë dashurinë e saj për vendin e saj.

Leave a Reply