Jep dorëheqje drejtori i NQP Shkup, Ivan Ilievski

Shkup, 5 maj – Drejtori i NQP Shkup, Ivan Ilievski dje ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij, transmeton Zhurnal.

Ilievski si u.d drejtor i NQP Shkup është vendosur vetëm pesë muaj më parë, nga kryetarja e re e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Ilievski dje nuk ka dashur të komentojë pse ka dhënë dorëheqje, ndërsa vetëm se kanë filluar të përmednen emrat se kush mund ta zëvendësojë Ilievskin.

NQP Shkup është në gjendje të keqe finansiare dhe në borxhe për vite me radhë. Disa vite me radhë mer subvencione nga Qytetit i Shkupit, madje dhe për rroga të punëtorëve. Ilievski nga ardhja e tij në funksion, pohonte se ideja e kryetares Arsovska për transport falas për të gjithë qytetarët dhe 250 autobusë të rinjë elektrik, mund të realizohen. Por ku do të gjejnë para për transport falas kur nuk kanë madje as për rroga, këtë askush nuk e ka sqaruar.

“Sipas numrave që mora, rreth 30% e të ardhurave që ka ndërmarja janë nga shitja e biletave. NQP nuk jeton nga biletat dhe për këtë transporti falas është realitet dhe mund të realizohet”, tha Ilievski në javën e parë të emërimit të tij si drejtor./Zhurnal.mk