Japonia e lansoi një satelit me të cilin do ta mbikëqyrë Korenë e Veriut

Japonia sot me sukses e lansoi një raketë në hapësirë, që e mban një satelit të dedikuar për grumbullimin e informacioneve për lëvizjet e objekteve luftarake në Korenë e Veriut dhe për përmirësimin e përgjigjes ndaj katastrofave natyrore.
“Raketa X-2 A e lansuar nga kompania “Micubishi hevi industris” (Mitsubishi Heavy Industries) me sukses e braktisi kosmodromin Tanegashima, në Japoninë jugperëndimore, duke e mbajtur satelitin IGS-Radar 7, i cili pa pengesa ka hyrë në orbitën e planifikuar”, kumtoi kompania.
Sateliti mund të grumbullojë pamje 24 orë në ditë nga Toka, madje edhe në kushtet më të pavolitshme të motit, si edhe të paralajmërojë ndonjë sulm eventual me raketa ose katastrofë natyrore.
“Qeveria në mënyrë maksimale do t’i shfrytëzojë IGS-Radar 7 dhe satelitët e tjerë për ta përmirësuar sigurinë nacionale ët Japonisë dhe me sukses të përballet me kriza”, deklaroi kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida me rastin e lansimit të suksesshëm të satelitit.
Micubishi gjithashtu është duke përgatitur raketë të re X3 për fluturim testues në shkurt, ndërsa ajo do të jetë trashëgimtare e raketës me karburant të lëngshëm X-2 A, që do të tërhiqet në vitin 2024.