Japonia do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të KB-së lidhur me fillimin e lansimit të projektileve nga Koreja e Veriut
Japonia ka për qëllim të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB-së pas lansimeve të njëpasnjëshme të raketave nga Koreja e Veriut, deklaroi kryeministri japonez, Fumio Kishida, njofton DPA.
Paraprakisht, ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Pheniani ka gjuajtur dy raketa balistike me rrezeveprimi të shkurtë në ujërat afër bregdetit lindor të vendit. Sipas ushtrisë, raketat janë gjuajtur nga rajoni Sukçon në veri të Phenianit drejt Detit Japonez herët në mëngjes.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Tokio, projektilet ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.
Të shtunën, Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike, për të cilën pretendonte se ishte ndërkontinentale dhe teorikisht mund të arrinte në territorin e SHBA-së, ndërsa si përgjigje SHBA-ja dhe Koreja e Jugut mbajtën një stërvitje të përbashkët ajrore, njoftoi DPA.

