Janë sanksionuar 295 drejtues automjetesh për shpejtësi të madhe

Shkup, 14 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme dje zbatoi aksion të përforcuar kontrolli në territorin e vendit, me ç’rast sanksionoi 295 drejtues të automjeteve për shpejtësi të madhe.

Prej tyre, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa një automjet ka lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia e lejuar. me atë rast, 194 drejtues automjetesh e tejkaluan shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 101 jashtë vendit të banuar.

Nga MPB paralajmëruan se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkarisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, ceket në kumtesën e MPB-së.