Janë kapur dy automjete që kryenin transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacion adekuat

Shkup, 30 janar – Nëpunës të Stacionit Policor “Tabanoc” pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Veri gjatë kontrollit të kryer kanë konstatuar se dy automjete nuk posedojnë dokumentacion adekuat për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.
Siç informojnë nga MPB, njëri automjet i udhëtimit “Ford Tranzit” me targa të Bullgarisë, ishte drejtuar nga T.T. (35) nga Strumica. Vetura tjetër, me targa të Shkupit, ishte drejtuar nga P.I. (31) nga Shkupi, i cili nuk posedonte dokumentacion komplet për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.
Për të dyja rastet nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Transport janë shqiptuar sanksione adekuate