Janë arrestuar tre shtetas të huaj, punuan pa leje

Tetovë, 13 gusht – Dy gra serbe dhe një grua ruse u ndaluan në një stacion policie mëngjesin e sotëm pasi u përcaktua se ata punonin në një objekt hotelierik, pa lejet e nevojshme, përkatësisht e keqpërdorën qëndrimin e tyre turistik.

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, mëngjesin e sotëm (13.08.2021) në periudhën prej 01.00 deri orën 02.00, policët nga SPB Gostivar kanë kryer kontroll në një restorant në Dobridoll të Gostivarit, në pronësi të R.B. (28) nga Dobridolli.

“Gjatë kontrollit të objektit, tre shtetase maqedonase dhe tre të huaja (dy nga Serbia dhe një nga Rusia) u gjetën duke punuar në objektin e theksuar. Shtetaset e huaja u arrestuan për keqpërdorim me qëndrimin e tyre turistik”, theksojnë nga SPB Tetovë.

Vajzat e arrestuara u ndaluan në Stacionin Policor të Gostivarit për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatiten parashtresat e duhura