Janë arrestuar dy persona, është gjetur heroinë

Në stacionin pagesor Sopot, mbrëmë rreth orës 17:00 nëpunës të policisë nga Sektori për polici kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme pranë MPB-së dhe Departamenti për tregti të palejuar pranë SPB Veles i privuan nga liria SH.I.(33) nga Kumanova dhe R.Z.(37) nga Sveti Nikole.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe të tyre personal, kumtuan sot nga MPB, tek SH.I. janë gjetur dhe janë marrë 35 gramë heroinë, ndërsa tek R.Z. janë gjetur dhe janë marrë mbi 4.500 euro, për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.

Ata janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet padi sipas nenit 215 nga Kodi penal.