James Cameron drejtuar Bill Gates: Vështirë të shkruajmë fanta-shkencë në botën e AI-s
Inteligjenca Artificiale funksionon në dobi të shumicës, por edhe në disavantazh të disa të tjerëve.
Për regjisorin e njohur të filmit, James Cameron, Inteligjenca Artificiale po ia ndërlikon jetesën e tij.
“Po bëhet vështirë të shkruash fantashkencë. Çdo ide që kam sot, i duhet së paku tre vjet të del në realizim dhe në ekrane. Si do të jem relevant në tre vjet kur gjërat po ndryshojnë kaq shpejt?”, Cameron i tha bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates.
Kjo bisedë mes tij dhe Gates u bë në kuadër të serialit të miliarderit, në Netflix, “What’s Next? The Future with Bill Gates”.
Gates u ul me Cameron, regjisorin e mirënjohur që qëndron prapa filmave ikonik sikurse “The Terminator”, “Titanic” dhe “Avatar”.