Ishte duke punuar në një kompani në Manastir, humb jetën në vendin e punës një 59 vjeçar

Një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur dje në një kompani në Manastir.

“Dje në orën 15:25 është raportuar se në një kompani në Manastir gjatë kryerjes së detyrave të punës lëndime të rënda trupore ka marrë M.J. dhe M.SH. Nga lëndimet e marra M.J. (59) ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Ndërsa M.SH. (45) është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik Manastir.

Në vendngjarje ekspertizë kanë bërë policia nga Manastiri”, thonë nga MPB.