Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut, pritet të njoftojë kandidimin për presidente
Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, 51 vjeçe, pritet të njoftojë në 15 shkurt kandidimin e saj për zgjedhjet Presideciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara.
Sot, mbështetësit e saj pritet të marrin një email për një takim në 15 shkurt në qytetin e Çarlestonit, ku ajo pritet të njoftojë kandidimin, sipas një personi që ka dijeni për planet e saj, por nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për to.
Lajmin për planet e zonjës Haley e njoftoi fillimisht gazeta e Charlestonit “The Post and Courier.”

