Irfan Lipovica emërohet drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Akreditimit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimvendimin për emërimin e Irfan Lipovicës drejtor të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.

Ministrja e Industrisë, i Ndërmarrësisë dhe i Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se akreditimi është një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vendore.

“Akreditimi si një proces me rëndësi të lartë për ekonominë vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve, pasi përmes këtij procesi vlerësohet  përputhshmëria e produkteve dhe proceseve e shërbimeve me standarde ndërkombëtare dhe vendore, duke garantuar që ato të ofrojnë një nivel të lartë të cilësisë”, ka thënë ajo.