Irani i hedh poshtë si “të pabaza” pretendimet se e furnizon Rusinë me drone

Irani sot i ka hedhur poshtë akuzat se e ka furnizuar me raketa dhe drone Rusinë, të përdorur nga forcat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Ministri i Jashtëm iranian, Hosein Amir-Abdollahian, njoftoi në Tuiter se e kishte diskutuar këtë çështje me telefon me përfaqësuesin e lartë për politikën e përbashkët të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Zhosep Borell.

Amir-Abdollahian i hodhi poshtë si “të pabaza” pretendimet se Irani po dërgon raketa dhe drone në Rusi. Ai thotë në postim se Irani ka bashkëpunim në mbrojtje me Rusinë”, por edhe se “dërgimi i armëve dhe dronëve kundër Ukrainës nuk është politikë  e jona”.