Investimet, rol kyç në zhvillimin e ekonomisë
Organet më të larta të planifikimit ekonomik të Kinës kanë intesifikuar përpjekjet për të zbatuar siç duhet masat e optimizuara të reagimit ndaj epidemisë, duke bashkërenduar më mirë parandalimin dhe kontrollin e epidemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror në vitin 2023. Në mbarë vendin po punohet për të stabilizuar rritjen, punësimin e çmimet dhe për të forcuar besimin e tregut.
Autoritetet theksojnë se është e rëndësiahme të zgjerohet kërkesa e brendshme për të shfrytëzuar rolin bazë të konsumit dhe rolin kyç të investimeve për të nxitur rritjen e gjithanshme të ekonomisë. Gjithashtu po bëhen përpjekje për të kapërcyer pengesat ndaj zhvillimit me cilësi të lartë dhe për të forcuar vetëmbështetjen e nivelit të lartë në shkencë dhe teknologji. Gjithashtu po punohet për të përshpejtuar zhvillimin e një sistemi industrial modern dhe për të ndërtuar një sistem logjistik modern, duke nxitur aktivisht arritjen e kulmit të lëshimit të karbonit dhe të asnjanësimit të karbonit.