“Invest in Prizren” vazhdon me “Panairi i Prodhimeve Vendore” – 35 kompani vendore prezantuan produktet e tyre para 40 bizneseve të huaja

Me pjesëmarrjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetarëve të komunave binjake, zv/ministrave, deputetëve, përfaqësuesve të shoqatave e bizneseve lokale dhe ndërkombëtare, u bë hapja e edicionit të dytë të forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”.

“Invest in Prizren”, në ditën e dytë të saj vazhdoi me hapjen e “Panairit të Prodhimeve Vendore”, të organizuar nga shoqata Esnaf, ku rreth 35 kompani vendore prezantuan produktet e tyre në prezencën e rreth 40 kompanive nga vende të jashtme.

Më pas forumi vazhdoi me konferencën “Potencialet ekonomike të Komunës së Prizrenit”, ku u prezantuan mundësitë e investimeve në Prizren, Parku i Trajnimeve dhe të Inovacionit, Parku i Biznesit, investimet që janë bërë në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, harta zonale e Prizrenit si dhe reformat që janë bërë në administratë, duke funksionalizuar Qendrën për Shërbime të Integruara.

Pjesëmarrës të këtij forumi ishin edhe zv/ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Liza Gashi, drejtori i organizatës Germin, Lirim Krasniqi dhe përfaqësuesit e odave ekonomike të Kosovës, të asaj kosovaro-gjermane dhe kosovaro-turke, të cilët prezantuan mundësitë e bashkë-investimeve në Komunën e Prizrenit.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Komuna e Prizrenit shërben si urë lidhëse në mes të bizneseve vendore dhe të atyre nga jashtë, duke krijuar mundësi që bizneset vendore të promovojnë prodhimet e tyre, të krijojnë lidhje të reja tregtare si dhe të zgjerojnë bizneset e tyre, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rritjen e punësimit.

Me pjesëmarrjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetarëve të komunave binjake, zv/ministrave,…

Posted by Komuna e Prizrenit on Wednesday, 25 August 2021